Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar homologen e saj sllovene, Natasha Musar, si dhe, popullin slloven për viktimat që humbën jetën, si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social Twitter, Osmani thekson se Kosova është e gatshme t’i dalë në ndihmë shtetit të Sllovenisë.
“Ngushëllime te sinqerta Presidentes, Natasha Musar, dhe popullit të Sllovenisë për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet vdekjeprurëse të dheut. Kosova është e gatshme të ndihmojë miqtë dhe aleatët tanë sllovenë për të kapërcyer këto kohë zemërthyese”, ka shkruar Presidentja Osmani.
Sincere condolences to President @nmusar and the people of Slovenia over the casualties & damages caused by floods and deadly landslides.
Kosovo stands ready to assist our Slovenian friends and allies in order to overcome these heartbreaking times.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 5, 2023