Pas përmbytjeve në Austri dhe në Slloveni nga stuhitë dhe reshjet e dendura të shiut ka reaguar kryeministri, Albin Kurti.
Kurti, përmes një postimi në Twitter ka thënë se ngjarje këto na kujtojnë brishtësinë e jetës përballë rrezikut mjedisor dhe rëndësinë e veprimet të përbashkët për t’i luftuar kërcënimet.
“Mendimet dhe ngushëllimet tona më të thella janë me ata të prekur nga përmbytjet shkatërruese në Slloveni dhe Austri. Ngjarjet si këto na kujtojnë brishtësinë e jetës përballë rrezikut mjedisor dhe rëndësinë e solidaritetit si dhe veprimit të përbashkët për të luftuar kërcënimet”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Our thoughts and deepest sympathies are with those touched by the devastating floods in Slovenia and Austria. Events like these remind us of the fragility of life in the face of environmental risk and the importance of solidarity as well as joint action to combat the threats.
— Albin Kurti (@albinkurti) August 5, 2023
Ndërsa, dy të tretat e Sllovenisë është prekur nga përmbytjet e menjëhershme në ditët e fundit, me dëmet që rezultojnë ka gjasa të kalojnë gjysmë miliardë euro, ka thënë të shtunën kryeministri i vendit, Robert Golob.
Ai e ka quajtur përmbytjen “katastrofën më të keqe natyrore” në historinë e vendit .
Përmbytjet, të cilat filluan të enjten në mbrëmje, kanë rezultuar në rrëshqitje të dheut dhe të paktën tre vdekje që nga e premtja, sipas Associated Press. Shtëpitë janë rrënuar, ura dhe rrugë janë shkatërruar dhe furnizimi me ujë është ndërprerë në disa pjesë të vendit.