Udhëzimi administrativ për kryetarët rrezikon të “keqpërdoret” në komunat tjera

Udhëzimi Administrativ për largimin e kryetarëve të komunave veriore nga detyrat e tyre mund vlen edhe për komunat tjera. Por, kryetarë komunash e njohës të pushteti lokal po thonë se ka rrezik që ky udhëzim të keqpërdoret për shkarkimin e cilitdo kryetarë në të ardhmen. Sipas tyre, Qeveria është dashur të gjejë një zgjidhje tjetër për largimin e katër kryetarëve nga komunat veriore

Udhëzimi administrativ për kryetarët rrezikon të “keqpërdoret” në komunat tjera

Hartimi i një udhëzimi administrativ nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal u tha që do të jetë gati në shtator, që pastaj qytetarët të organizojnë peticionin për largimin e kryetarëve të komunave veriore.

Por, ekziston një shqetësim që ky akt juridik mund të përdoret në të ardhmen edhe për shkarkuar kryetarë të komunave në pjesë tjera të vendit.

Prandaj, sipas kryetarit të Vushtrisë, Ferit Idrizi Qeveria është dashur të gjejë një zgjidhje më të mirë.

“Është dashur të gjendet forma të tjera për largimin nëse është përpjekja për me i largu katër kryetarët e komunave veriore jo tash me kompliku sepse kjo përpos që është e paligjshme mundet me prodhu edhe efekte të tjera të dëmshme, mundet me mashtru dike, me pas tendencë për të marr mandatin edhe një kryetari që është zgjedhur në mënyrë legjitime”, ka thënë Ferit Idrizi.

Ndërsa, njohësi i pushtetit lokal, Shemsi Jashari po e sheh një problem tjetër, që ka të bëjë me mundësinë e dërgimit të këtij udhëzimi në Gjykatë Kushtetuese.

“Nuk e di pse duhet me hy në procedura e me kriju procedana që mund të përdoren pastaj në komunat tjera e që nuk përjashtohet mundësia që dikush ta atakojë këtë udhëzim në Gjykatën Kushtetuese dhe të marrë kohë dhe të krijojë paqartësi të reja, e rrjedhimisht ndoshta të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Jashari.

Pikërisht, Gjykata Kushtetuese, sipas avokatit Armend Shkoza, mund të sqarojë nëse një udhëzim i tillë administrativ është në përputhje me aktin më të lartë juridik të shtetit.

“Problemi tek baza ligjore, realisht tek neni 72 për vetëqeverisje lokale është se kjo dispozitë ligjore nuk i jep hapësirë ligjore një udhëzimi administrativ”, ka thënë Shkoza.

Në njoftimin për krijimin e grupit punues që do të hartojë udhëzimin, thuhet se ky proces mbështetet edhe nga Zyra e BE-së në Kosovë, përfaqësues të ambasadave dhe OSBE-ja.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika