Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll, ka humbur ndeshjen kundër ekipit të Danimarkës, ndeshje e cila mund ta kualifikonte Kosovën në “EuroBasket 2025”.
Kosovës i duhej fitore me 7+ pikë që të kualifikohej, por ka humbur këtë ndeshje me rezultat 63:88, dhe e mbyll ëndrrën për kualifikim në “EuroBasket 2025”.
Në grup me Kosovën e Danimarkën është edhe Zvicrra e cila tanimë ka regjistruar katër humbje. Danezët kanë katër fitore, kurse Dardanët numrojnë dy fitore e dy humbje.
Lojën e parë gjithashtu e kishte fituar Danimarka me rezultat 82:75.
Në përkrahje të Dardanëve ishte edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Ajo publikoi foto nga palestra “Sezai Surroi” në Prizren, ku po zhvillohej ndeshja.