Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova vazhdojnë të jenë të gjata.
Fillimisht, në pikën kufitare në Merdarë, mërgimtarët po presin mbi tri orë për të dalë nga Kosova.
Kolona në këtë pikë kufitare është një mijë e 200 metra. Në po të njëjtën pikë kufitare, pritjet zgjasin deri në dy orë për të hyrë në Kosovë.
Derisa në pikat e tjera kufitare pritjet dhe daljet zgjasin nga 5 deri në 10 minuta.