Policia e Kosovës njofton se të shtunën e 05 gushtit është raportuar se një grua është sulmuar seksualisht në Gjilan.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti është në procedurë hetimore.
“Gjilan 05.08.2023 – 19:15. Raportohet se një i dyshuar mashkull, deri me tani i panjohur, e ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.
Ndërsa në Pejë, dyshohet se një grua është ngacmuar seksualisht. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Pejë 05.08.2023 – 13:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se një i dyshuar mashkull e kishte ngacmuar seksualisht. I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.