Ka filluar të shkrihet asfalti në Denizli të Turqisë si shkak i temperaturave të larta.
Siç raporton Anadolu Agency, temperaturat në Turqi kanë arritur deri në në 42 gradë Celsius.
Administrata Meteorologjike tha se lagështia në qytet ka arritur në 37 për qind.
Për shkak të shkrirjes së asfaltit në autostradën Denizli – Antalya në vendndodhjet Cankurtaran dhe Gokpinar, automjetet kanë lëvizur shumë ngadalë.
Këmbësorët gjithashtu kanë patur vështirësi në kalimin e rrugës. Ekipet e autostradës spërkatën me pluhur guri dhe ujë rrugët.