Konkursi problematik, Kosova ende pa 20 inspektorë të arsimit

Pasi që njëherë dështoi, Ministria e Arsimit ka hapur përsëri konkursin për rekrutimin e 20 inspektorëve të rinj të arsimit.

Por në listën e ngushtë të kandidatëve të publikuar pas ankesave nuk gjendet ajo e kandidatëve nga Komuna e Pejës për çka Ministria nuk kanë treguar arsyen.

Një punë e nisur në vitin 2022, nga ana e Ministrisë së Arsimit, nuk ka arritur të përfundoj as deri në këtë periudhë kohore të vitit 2023.

Bëhet fjalë për konkursin për inspektor të arsimit, i cili fillimisht ishte anuluar për shkak se ishin gjetur shkelje, e konkursi I dytë ende nuk ka marrë epilog.

Tani kur po synohet të punësohen 20 insoektor, dilema janë ngritur për listën e kandidatëve nga komuna e Pejës.

Arsyetime për këtë Ministria nuk dhanë e nga drejtoria e Inspektoriatit në Pejë thanë posedojnë vetëm listën e parë duke mos pasur informata për të dytën.

Ndërkohë, sa mbrapa është vendi me numër të inspektorëve të arsimit, tregoi monitoruesi i zhvillimeve në këtë digaster, Rinor Qehaja.

“Aktualisht inspektorati me numërin e kufizuar të inspektorëve që ka me një proces të inspektimeve ashtu sic e parasheh ligji do ti nevojiteshin diku 15 vite që të bëjë vlerësime të performancës të çdo mësimdhënësi pra kaq mbrapa jemi me numër të inspektorëve dhe i njëjti nuk do të mund të përmisohej as me 20 shtesë as me dyfishim të të njëjtëve”, ka deklaruar Rinor Qehaja nga “ED Guard”.

Sipas “Ed Guard”, inspektoriati duhet të rrisë kompetencat profesionale dhe llogari -dhënjen.

“Ky numër në rritje i inspektorëve merr kuptim vetëm nëse inspektoriati si insitutcion pikëspari instalon mekanizma të mirëfilltë të mbikqyrjes, mekanizma të mirëfilltë të llogaridhënjes që na garantojnë që këta inspektorë të rinj me të vërtetë kanë kompetencë profesionale dhe janë të pavararur në punën e tyre”, ka deklaruar Rinor Qehaja nga “ED Guard”.

Në gjithë territorin e Kosovës, vetëm 29 inspektorë monitorojnë institucionet arsimore  për cka fillimisht Ministria e Arsimit kishte premtuar rekrutimin e 30 të rinjëve por me hapjën e konkursit e kanë reduktuar në 20 sosh.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika