Ruajtja e produkteve gjatë verës, AUV bën thirrje për kujdes

Temperaturat e larta që po mbreterojnë në vendin tonë gjatë këtyre ditëve kanë ngritur shqetësimin edhe për cilësinë e produkteve në tregun tonë. Nga shoqata “Konsumatori” hedhin dyshime për cilësinë e produkteve të ndryshme të mishit por edhe qumshtit. Gjatë këtij viti, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV), thonë se kanë asgjësuar mbi gjysmë milioni kilogram produkte

Ekspozimi i produkteve të ndryshme të konsumit në temperatura të larta që kanë mbretëruar për më shumë se një muaj, kanë ngritur shqetësimin për cilësinë e tyre.

Në veçanti, shqetësimet lidhen me produktet e mishit e të qumshtit.

Selatin Kaçaniku, kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, përmend raste konkrete me produktet të mishit, që sipas tij, ngritin dyshime serioze për cilësi.

“Mishi tul kushton  8 deri në 10 euro derisa mishi I bluar po kushton katër euro dhe ky cmim deshmon se shumica është dhjam dhe në këto temperature të larta dhjami është mjaft I rrezikshem dhe pastaj ata e mbrojn më një kimikat që ëhstë I rrezikshem në këtë përiudh dhe inspektoriati nuk merret më këtë tem në këto temperature të verës”, ka thënë Selatin Kacaniku nga shoqata “Konsumatori”.

Shqetësimet, jo rrallë herë adresohen direkt në Agjencisën e Ushqimit dhe Veterinës.

Kjo e fundit, sipas zëdhënësit të këtij institucioni, Lamir Thaçi, po ndërmerr veprime saherë u vijnë raportime nga konsumatorët, siç ka qenë rasti i fundit kur janë larguar nga tredu produkte të ndryshme në Prizren.

“Rasti I fundit ishte fal një raportimi të një konsumatori për disa dyshime tek disa konzerva rrisk gjedhi dhe është vertetuar nga ekipi inspektues se dy lloto të këtij brendi nuk I përgjigjjen kushteve për konsum pasi që në momentin e  hapjes janë verejt ndryshime në to dhe pastaj janë larguar dhe asgjesuar e po ashtu kemi bërë inspektimin e dhe në fabriken e prodhimit”, është shprehur zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.

Derisa bëjnë thirrje  që në këtë periudhë të kenë kujdes më produktete e ushqimit dhe ftojnë që të raportohen rastet e dyshimta, nga AUV-ë ësgtë bërë e ditur gjatë këtij viti, rreth gjysme milioni kilogram produkte të asgjësuar, si pasojë e skadimit të afatit e problematikeve të tjera, që janë hasur gjatë inspektimit nga inspektorë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika