Trajneri i Ferizajt, Ismet Munishi, zbuloi se Vitesse dhe Twente janë të interesuara për të siguruar shërbimet e Jasharit.
“Vitesse dhe Twente janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për Jasharin,” tha ai.
Megjithatë, drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, potencoi se deri më tani nuk ka asgjë konkrete.
“Deri qitash nuk është se kemi diçka, por edhe nëse është përhajr i qoftë. Nëse ka klube të interesuara për të, ne asnjëherë nuk do të jemi pengesë. Siç kemi bërë gjithmon me praktikat e mëhershme,” tha ai.
Duhet cekur se, Muharrem Jashari është një nga futbollistët më të mirë në Superligën e Kosovës.
Ai bëri dy paraqitje fantastike kundër Viktoria Plzen në Conference League.