Pikat kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë, Dheu i Bardhë dhe Merdarë, vazhdojnë të jenë e ngarkuar nga fluksi i madh i bashkatdhetarëve që po kalojnë përmes këtyre pikave, e cila ua mundëson hyrjen dhe daljen në territorin e Kosovës.
Kështu bëhet e ditur në të dhënat e publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Pritjet për në hyrje te Dheu i Bardhë zgjasin 15 minuta, ndërkaq në dalje prej 60 deri në 70 minuta.
Ndërsa, sa i përket pikëkalimit kufitar në Merdarë, pritjet për hyrje zgjasin 10 deri në 15 minuta, ndërkaq për të dalë nga kjo pikë kufitare pritjet zgjasin 30 deri 35 minuta.
Kolona në hyrje te pika e kalimit kufitar Dheu i Bardhë raportohet të jetë nga 50 metra për hyrje, po ashtu edhe për dalje rreth 200 metra kolonë.
Kolona për hyrje në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdarë arrijnë deri në 100 metra kolonë, ndërsa për dalje deri në 100 metra kolonë.
Ndërsa, në vendkalimet e tjera kufitare, nuk ka probleme të pritjeve të gjata, bashkatdhetarët hyjnë dhe dalin nga Kosova me pritje të shkurtër prej 3 deri në 5 minuta, përveç në pikat e kalimit kufitar në Jarinje, Mutivodë, Muçibabë dhe Hani i Elezit, ku pritjet për hyrje dhe dalje janë prej 5 deri në 10 minuta.
Pra, më të ngarkuara vazhdojnë të jenë dhe me pritje më të gjata në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdarë, në mes të Kosovës dhe Serbisë.