Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka bërë të ditur se 10 kryetarë të komisioneve për punë të jashtme në Britani dhe 56 deputetë kanë nënshkruar një letër ku bëhet thirrje të jenë më kritikë ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sa i përket tensioneve me Kosovën.
Kearns, në një postim në rrjetin social “X”, tha se është e rrallë që kaq shumë kryetarë të Komiteteve të Punëve të Jashtme të mblidhen bashkë për t’i ngritur shqetësimet e tyre.
“Është e rrallë që kaq shumë kryetarë të Komiteteve të Punëve të Jashtme të mblidhen për t’i ngritur shqetësimet dhe për të shprehur një angazhim të përbashkët për depërshkallëzimin. Ne duam të shohim një rrugë euroatlantike si për Serbinë, ashtu edhe për Kosovën. Me pakicat e respektuara dhe të dëgjuara”, tha ajo.
Deputetja britanike, Alice Kearns, ka bërë thirrje se në letrën e nisur nga ajo për raportet Kosovë-Serbi, të drejtuar për BE-në, ShBA-në dhe Britaninë e Madhe, kanë nënshkruar 10 kryetarë të komisioneve për punë të jashtme të shteteve perëndimore dhe 56 deputetë.
Ajo ka theksuar se shtetet perëndimore nuk duhet t’i përsërisin gabimet e së kaluarës sa i përket çështjes së Kosovës dhe Serbisë.
“Ne kemi nevojë për diplomaci parandaluese, ku të sigurohemi që të ketë ekuilibër në marrëdhëniet tona dhe të mos përsërisim gabimet e së kaluarës. Është e rrallë që kaq shumë kryetarë të komiteteve të punëve të jashtme të mblidhen për t’i ngritur shqetësimet dhe për të shprehur një angazhim të përbashkët për depërshkallëzimin. Ne duam të shohim një rrugë euroatlantike si për Serbinë, ashtu edhe për Kosovën. Me respektim dhe dëgjim të pakicave”, ka shkruar Kearns.
Ajo po ashtu i është shprehur mirënjohëse edhe kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Ukrainas, Oleksandr Merezhko, që e ka mbështetur këtë letër.
“Gjithashtu, është unike të kesh që një pjesëtar kaq të lartë ukrainas të fletë në mbështetje të Kosovës”, ka thënë Kearns.