Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka akuzuar Serbinë se po e shkel marrëveshjen e Brukselit me emërimin e zyrtarëve serbë në organet ilegale në disa komuna të Kosovës.
Këtë veprim të Serbisë, Vela e quajti si agresion institucional, i cili aplikohet vetëm nga Rusia në Ukrainë.
“Lëvizja e fundit e Serbisë: Emërimi i zyrtarëve në organet ilegale komunale në Klinë, Fushë-Kosovë, Podujevë dhe Leposaviq. Kjo është shkelje flagrante dhe mospërfillje e marrëveshjes së Brukselit dhe sovraniteti i Kosovës është shembull i agresionit institucional të aplikuar vetëm nga Rusia në Ukrainë”, tha ai.