KMShK-ja u bën thirrje mediave të respektojnë Kodin e Etikës në raportimet për incidentin në “Bon Vivant”

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), i'u ka bërë thirrje mediave në përgjithësi që të respektojnë Kodin e Etikës në rastin e raportimit për incidentin në kafeterinë "Bon Vivant" në Prishtinë

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), i’u ka bërë thirrje mediave anëtare dhe mediave online në përgjithësi që të respektojnë Kodin e Etikës në rastin e raportimit për incidentin në kafeterinë “Bon Vivant” në Prishtinë.

KMShK-ja ka thënë se disa media online kanë shkelur Kodin e Etikës duke publikuar të dhëna dhe fotografi të fëmijëve të viktimës.

“Disa media online kanë shkelur Kodin e Etikës duke publikuar të dhëna dhe fotografi të fëmijëve të viktimës”, thuhet në njoftimin e KMShK-së.

KMShK-ja iu bën thirrje mediave të kenë kujdes, duke shtuar se duhet “t’i përmirësojnë shkeljet e bëra, duke respektuar dinjitetin e viktimës dhe privatësinë e familjarëve të tij”.

Kujtojmë që nga incidenti i të premtës së 4 gushtit në kafiterinë “Bon Vivant” në Prishtinë mbet i vdekur një person (39 vjeçar) dhe 17 tjerë ishin lënduar.

Lajmin që një person kishte vdekur nga ky incident për Dukagjinin e kishte konfirmuar shefi i repartit intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shaqir Uka.

Lexo dhe: Një i vdekur nga incidenti në “Bon Vivant”, mbi dhjetë të plagosur

“Nga informacionet qe kam nga ekipa kujdestare e Mjekimit Intensiv, 1 pacient që ka marrë plagë nga plagosja e mbrëmshme pas intervenimit kirurgjik është sjellë për trajtim të mëtutjeshëm në Mjekumin Intensiv. Pacienti në fjalë edhe përkundër të gjithë trajtimit kirurgjik dhe terapisë intensive nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në orët e hershme tē mëngjesit”, kishte deklaruar Shaqiri.

Njëlloj thuhej edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku nga 17 të plagosur në total, 14 prej tyre ishin gra.

Ndërkaq, lidhur me rastin dyshoheshin katër persona dhe një tjetër që gjendej në arrati.

Dje (e diel) u është caktuar nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve në rastin e “Bon Vivant”.

Lexo dhe: U caktohet paraburgimi tre të dyshuarve që u përfshin në rastin e “Bon Vivant”

Lajmin për Dukagjinin e kishte konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika