Ndalimi i Sinanit nga policia kufitare serbe, Zyra e Kryeministrit: Shkelje e rëndë e lirisë së lëvizjes

Pasi këshilltarja për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Ardita Sinani, është ndaluar nga policia kufitare e Serbisë, të hënën, ka reaguar Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Sipas ZKM-së, ndalimi i Sinanit për më tepër se një orë në pikën kufitare në Muçibabë është shkelje e rëndë e të drejtës themelore të lirisë së lëvizjes.

“Serbia të ndalojë diskriminimin me bazë etnike dhe shtypjen e të drejtave të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës. Ndalimi i Këshilltares së Kryeministrit të Republikës së Kosovës për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Ardita Sinani në vendkalimin kufitar Muçibabë nga policia kufitare e Serbisë është shkelje e rëndë e të drejtës themelore të lirisë së lëvizjes. Znj. Sinani është ndaluar dhe mbajtur për gati një orë sot në pikën kufitare pa i dhënë arsye për ndalesën e saj e që për qëllim ka frikësimin dhe maltretimin vetëm për shkak të përkatësisë shqiptare”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se kjo sjellje e Serbisë, e cila, përveçse nuk lejon edukimin e lartë në gjuhën shqipe dhe punësimin në institucione publike, përbën shkelje të rëndë të të drejtave themelore të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës, atë të lirisë së lëvizjes.

Në komunikatë përmendet edhe raporti i Komitetit të Helsinkit, ku theksohet se Serbia po kryen spastrim etnik në Luginë të Preshevës.

“Kujtojmë që Komiteti i Helsinkut në raportin e tyre ka theksuar që Serbia po kryen spastrim etnik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Për të reduktuar sa më shumë numrin e shqiptarëve që jetojnë në jug, shteti po bën të ashtuquajturin “pasivizimin e adresave të banimit që u përkasin shqiptarëve” që punojnë jashtë vendit, qoftë në Evropën Perëndimore apo në Kosovë. Masa është në thelb një formë e spastrimit etnik përmes mjeteve administrative”, thuhet tutje.

Ndryshe, Ardita Sinani, këshilltare politike e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për Luginën e Preshevës, ka thënë se është ndaluar këtë të hënë rreth orës 10:00 “në vendkalimin kufitar me Republikën e Kosovës, në Muçibabë”.

Sipas Sinanit, kjo ka ndodhur për shkak të postit që e mban si këshilltare e Kurtit.

“Kjo mbase mund të jetë kostoja e të qenit këshilltare Politike e kryeministrit të Republikës së Kosovës, por sigurisht nuk do të jetë mjeti me të cilin do të heshtet zëri për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka thënë ajo.

Sinani tha se arsyetimi i vetëm që iu dha nga policët kufitarë të Serbisë ishte “Kemi urdhër për ndalimin tuaj dhe nuk mund të të lejojmë ta kalosh kufirin pa marrë pëlqim nga baza”.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika