Një 8-vjeçar në Suharekë ka vdekur pasi e kanë zënë dyert e oborrit.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi ka thënë se pasi policia në Suharekë ka pranuar informacion që dy fëmijë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Prizren.
”Policia në Suharekë ka pranuar një informacion që dy fëmijë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi i ka zënë dera e oborrit. Pastaj të dytë janë dëguar në spitalin rajonal në Prizren, ku nga plagët një fëmijë 8-vjeçar mashkull ka humbur jetë“, ka thënë Gashi.