Në emisionin “Debat Plus”, Faton Ramadani, vëllai i Burim e Arsim Ramadanit, të dënuar me 30 vite burg në rastin e njohur si rasti “Kiqina”, ka thënë se ky rast do të zgjidhej nëse rastin do ta trajtonte një person i guximshëm.
Sipas Ramadanit, këtë rast më lehtë do të zgjidhshin gjykatat vendore sesa ato ndërkombëtare.
“Un mendoj se Gjykata Speciale qysh po duket më shumë është duke u marrë me luftën, jo me rastet e padrejtësisë, e me raste që kanë ndodhë krime individuale e personale. Mendoj që këtë rast e ka guximin dikush nga gjykatat vendore e zgjedhin me lehtë se ndonjë gjykatë ndërkombëtare. Nëse do të kishte marrë një person i guximshëm rastin do të zgjidhej”, ka thënë Ramadani.