Portugalia në luftë me zjarret

Në jug të Portugalisë, një situatë e rëndë zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha. Qindra zjarrfikës po luftojnë me zjarrin që ka shpërthyer në këtë rajon, duke djegur mijëra hektarë tokë dhe detyruar mbi 1.400 persona të evakuohen. Zjarret kanë filluar në komunën Odemira në rajonin Alentezho, por pastaj ato u përhapën në drejtim të jugut në Allgarve, një prej zonave më tërheqëse turistike të Portugalisë

Një zjarrfikës i angazhuar për shuarjen e zjarreve në një pyll në periferi të Lisbonës. 25 korrik 2023.

Qindra zjarrfikës po luftojnë me zjarret që kanë shpërthyer në jug të Portugalisë, që kanë djegur mijëra hektarë tokë dhe kanë detyruar më shumë se 1.400 persona të evakuohen.

Zjarret e egra, për shuarjen e të cilave aktualisht janë angazhuar mbi 800 zjarrfikës, nisën të shtunën në komunën Odemira, në rajonin Allentezho, por që atëherë janë përhapur në jug drejt Allgarves, një prej destinacioneve kryesore turistike të Portugalisë.

Temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë ndërlikuar përpjekjen për shuarjen e zjarreve që kanë shkatërruar rreth 6.700 hektarë tokë. Të hënën, në Odemira për shkak të tymit, qielli u bë i zi.

Kryetari i Odemirës, Helder Guerrerio, tha se situata është “kritike, e vështirë dhe e ndërlikuar”. Ndërkaq, komandanti i Mbrojtjes Civile, Jose Riberio, tha se “ka ende shumë punë” para se zjarret të vihen nën kontroll.

Nga 19 fshatra të vogla, katër prej të cilave janë destinacione turistike, banorët janë evakuuar si masë parandaluese. Autoritetet thanë, po ashtu, se disa rrugë janë bllokuar.

Shtetet në jug të Evropës, sikurse Portugalia, janë përballur me temperatura të larta gjatë kësaj vere, duke bërë që autoritetet të paralajmërojnë për rreziqe shëndetësore.

Shkencëtarët kanë thënë se valët e të nxehtit po bëhen më të shpeshta, më intensive dhe po shpërndahen gjatë sezonit për shkak të ndryshimeve klimatike.

Agjencia portugeze e motit, IMPA, tha të hënën se gjashtë qarqe të shtetit, përfshirë edhe kryeqytetin, Lisbonën, i ka vendosur në alarmin e kuq për shkak të nxehtësisë ekstreme, shkruan REL.

Autoritetet kanë deklaruar se mbi 120 komuna në mbarë Portugalinë rrezikohen më së shumti nga zjarret e egra.

“Kushtet klimatike që do të përjetojmë në ditët në vijim nënkuptojnë se një zjarr i vogël mund të shndërrohet në zjarr të madh”, tha sekretarja shtetërore e Mbrojtjes Civile, Patricia Gaspar, gjatë një konference për media.

Edhe tri qarqe në veri të Portugalisë të martën janë vendosur në alarm të kuq, pasi temperaturat pritet të arrijnë deri në 41 gradë Celsius në qytetin verior, Kastello Branko.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika