Raportohet për dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj

Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës dhe pritet të zëvendësohet nga Ejup Maqedonci

Armend Mehaj, Ministër i Mbrojtjes

Është duke u raportuar se Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës.

Sipas mediumit publik RTK, Mehaj do të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Mehaj besohet të ketë ofruar dorëheqje për arsye familjare.

Portali Dukagjini ka tentuar të marrë përgjigje nga Qeveria e Kosovës, por nuk ka marrë përgjigje nga ta.

Mehaj ka lindur në Kosovë në vitin 1981 dhe jetonte në Oslo të Norvegjisë.

Në vitin 1999, Mehaj i ishte bashkuar Forcave të Armatosura të Norvegjisë, për të shërbyer më pas në misione të ndryshme paqeruajtëse si në Kosovë, Irak, Afganistan e shumë vende të tjera.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika