Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar politikanët nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për letrën e dërguar diplomacive perëndimore, në të cilën, kërkohet një trajtim i barabartë në mes Kosovës dhe Serbisë e jo vetëm.
Me anë të një postimi në Twitter, Kurti gjersa falënderon disa prej deputetëve në emra, ai përmend edhe agresionin që vije nga pala serbe.
“Faleminderit Alicia Kearns, senatorit Bob Menendez dhe Michael Roth, si dhe të tjerët kryetarë të komisioneve të punëve të jashtme dhe parlamentarëve të lartë, të cilët kanë bërë thirrje për solidaritet me Kosovën dhe një qasje ndaj rajonit më të vëmendshme ndaj kërcënimit që vjen nga qëndrimi dhe veprimet agresive të Serbisë”, ka shkruar Kurti.
Thank you to @aliciakearns @SenatorMenendez, @MiRo_SPD & the rest of the chairs of foreign affairs committees & senior parliamentarians who have called for solidarity w/ 🇽🇰 & an approach to the region more attentive to the threat posed by Serbia’s aggressive stance & actions.
— Albin Kurti (@albinkurti) August 8, 2023
Më 7 gusht, një letër iu dërgua shefit të diplomacisë të bllokut evropian, Josep Borrell, kryediplomatit amerikan, Antony Blinken dhe atij britanik James Cleverly, nga politikanë nga Evropa e SHBA-ja, duke kërkuar një distancim nga pala serbe.
Siç raporton Tagesspiegel, politikanët e huaj kanë kërkuar nga BE-ja e SHBA-ja më shumë distancë nga Serbia dhe të merren më në mënyrë kritike me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.