I dyshuari për vrasjen në Klinë ende në arrati, i njohur për drejtësinë

I dyshuari per vrasjen në Klinë e i cili është ende i arratisur, ishte i njohur për organet e drejtësisë në Pejë. Prokuroria kishte zhvilluar hetime për të njëjtin për vepra të tjera penale, teksa Tush Frrokaj tashmë kërkohet edhe për vrasje. Familjarët e viktimës kanë apeluar tek institucionet që sa më shpejt i njëjti të arrestohet, tek kanë thënë se i njëjti gjithmonë ishte marr me probleme

Fotografia e Tush Frrokajt, ishte vendosur në faqen e Policisë së Kosovës, si i kërkuar për vjedhje të rëndë.

Por, fotografia e Frrokajt u vendos edhe njëherë në faqe të Policisë, këtë herë për një vepër më të rëndë penale. Ai po kërkohet edhe më tutje nga organet e drejtësisë, pasi që u arratis pas vrasjes së të afërmit të tij Anton Prelës.

Nga Prokuroria Themelore në Pejë, kanë treguar për të kaluarën e Frrokajt tek thonë se tashmë të gjitha njësistet janë aktivizuar për gjetjen e tij.

“Në vitin 2012 ka një vepër “Armëmbajtje pa leje” dhe ka gjithashtu vepër penale për “Vjedhjen e shërbimeve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ka thënë Shkodran Nikci, zëdhënës i Prokurorisë në Pejë.

Burime të RTV Dukagjinit kanë bërë treguar se Frrokajt i është gjetur telefoni personal në shtëpine e tij dhe se i njëjti e kishte thirrur viktimën për ta takuar në atë lokal në ditën kritike.

Pas një bisede mes viktimës e të dyshuarit, ky i fundit del nga lokali dhe kthehet sërish, për të shtënë mbi viktimën 7 herë.

Ndërsa nga Gjykata Themelore në Pejë nuk ka kthyer përgjigje në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të dyshuarin për vrasjen në Klinë. Nga kjo gjykatë nuk kanë treguar as për raportimet se i njëjti ishte ekstraduar nga Italia në Kosovë në shkurt të këtij viti.

E nga Policia tregojnë për atë se cfarë ndodhi të hënën në një lokal në qendër të Klinës.

“Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty është kuptuar se njё person është plagosur nga arma e zjarrit, i njëjti është dërguar në QKMF-Klinё, dhe më pas në Spitalin Rajonal në Pejë, aty nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe nën kërcënim të armës ka grabitur më pas një veturë duke u larguar në drejtim të Gurrakocit. Njësitet relevante janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar dhe me të arritur në fshatin Kosh-Istog, është gjetur vetura e braktisur ndërsa personi i dyshuar është ende në kërkim policor”, ka thënë Gashi.

Arrestimin sa më të shpejtë të të dyshuarit e kërkojnë edhe të afërmit e viktimës, të cilët thonë se është rrezik për të gjithë ndërkohë që ai është në arrati.

“Familjarët janë të rrezikuar, kur është një njeri si ai që bën asi gjëra. Policia i ka fajet, shteti duhet të merret me ta”, ka thënë Lekë Pjetri.

Viktima e i dyshuarit kishin lidhje familjare mes vete, derisa për lirin që gëzonte i dyshuari ndonëse ishte ekstraduar në Kosovë nuk kanë kthyer përgjigje as Ministria e Drejtësisë e as ajo e Punëve të Brendshme.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika