Punëtorët e sigurimit fizik të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë protestuar të mërkurën, për shkak të mospërmbushjes së premtimit nga pushteti për kthimin e tyre në kuadër të KEK-ut, raporton Ekonomia Online.
Ata e kanë nisur protestën nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të Qeverisë.
Në pankartat e tyre qëndronin mbishkrimet “Qeveri më parë kur ishit në opozitë na thatë se kemi të drejtë, po sot!”, “Ne nuk jemi të privatizuar, jemi të huazuar për 2+1 vite!”.