Konfirmon ministria e Drejtësisë: I dyshuari për vrasjen në Klinë ishte shpallur në kërkim nga Interpoli

Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar se i dyshuari për vrasjen që ndodhi në një lokal të Klinës i cili është ende në arrati ishte i shpallur më herët në kërkim ndërkombëtar në Interpol nga Gjykata Themelore në Pejë për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Në një përgjigje për Dukagjinin, MD ka thënë se i njëjti me urdhër të kërkimit ndërkombëtar ishte arrestuar në Itali, pastaj MD në Kosovë e kishte dorëzuar kërkesën për ekstradim.

“Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës konfirmon se personi në fjalë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në Interpol nga Gjykata Themelore në Pejë-dega në Klinë për veprën penale vjedhje e rëndë”, thuhet në përgjigjen e MD-së. I njëjti mbi bazën e urdhër kërkimit ndërkombëtar ishte arrestuar në Itali, pastaj Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës përkitazi me nenin 40, të Ligjit 04/L-213 për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Penale, e kishte dorëzuar kërkesën për ekstradim”, thuhet në përgjjigjen e MD-së.

Tutje thuhet se Gjykata kompetente italiane kishte konstatuar se kërkesa për ekstradim e Republikës së Kosovës i plotëson kushtet ligjore dhe Ministria e Drejtësisë e Republikës së Italisë e kishte miratuar ekstradimin e personit.

“Po ashtu, pas plotfuqishmërisë së vendimeve ishte realizuar ekstradimi i tij nga Policia e Kosovës në muajin shkurt 2023”, thuhet tutje.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se i dyshuari, Tush Frroku, për vrasjen e së hënës në një lokal në nё rrugën “Leonard Palucaj”- Klinё në të kaluarën ka kryer edhe vepra të tjera penale.

Përmes një përgjigjeje dhënë për Portalin Dukagjini, Prokuroria Themelore në Pejë njofton se Frroku është akuzuar edhe për dy vepra të tjera penale dhe se ndaj tij kishte procedurë edhe për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Në përgjigjen e prokurorisë thuhet se në vitin 2012, Prokuroria Themelore e Pejës kishte ngritur aktakuzë ndaj Frrokut për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Po ashtu, ndaj tij ishte ngritur edhe aktakuzë për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.

Kurse, në vitin 2016, sipas Prokurorisë ndaj të dyshuarit Frroku, ka pasur procedurë të zhvilluar për veprën penale “Përdorimi armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Mbrëmë, Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij si i dyshuar për vrasjen e ndodhur në një lokal në Klinë.

Siç ka bërë të ditur Policia, i dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe nën kërcënim të armës ka grabitur më pas një veturë duke u larguar në drejtim të Gurrakocit.

Policia ishte vënë në ndjekje të tij dhe në fshatin Kosh të Istogut është gjetur vetura e braktisur.

Ndryshe, viktima fillimisht ishte plagosur, por kishte ndërruar më pas jetë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika