“Nga sot Dukagjin Nikollaj – Duka ka avokat”, Tomë Gashi bëhet avokat i të përfshirit në përleshjen në “Bon Vivant”

Avokati Tomë Gashi është bërë avokati i Dukagjin Nikollajt, i përfshirë në përleshjen në "Bon Vivant". Nikollaj është në arrati dhe po kërkohet nga Policia e Kosovës dhe FBI-ja

Tomë Gashi, avokat

Avokati Tomë Gashi ka treguar nëpërmjet një postimi në Facebook se është bërë avokat i Dukagjin Nikollaj, i cili ishte përfshirë konflikt me Andi Pajazitin.

Ndërsa, mbrëmja e 4 gushtit përfundoi me fatalitet për një 39-vjeçar, kurse një numër i madh i personave mbetën të plagosur e të lënduar pas një mosmarrëveshjeje brenda lokalit “Bon Vivant” në kryeqytet, si pasojë e përleshjes ndërmjet Pajazit dhe Nikollajit.

“Nga sot Dukagjin Nikollaj – Duka ka Avokat”, ka shkruar në Facebook Gashi, teksa ka shtuar se “incizimet pamje kanë…!”.

Më tej, avokati Gashi bërë thirrje që faktet të mos ndryshohen.

“Faktet askush mos të guxojë t’i ndryshojë – ligji do të veprojë dhe secili do të përgjigjet për atë që ka bërë!”, ka përfunduar ai.

Ndërsa, Dukagjin Nikollaj, është në arrati dhe është në kërkim nga Policia e Kosovës dhe FBI-ja.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika