Nëntë trupa janë gjetur dhe dy persona të tjerë dyshohet se kanë vdekur pas një zjarri në një shtëpi pushimi që pret persona me aftësi të kufizuara në Francë.
Gati 80 zjarrfikës u dërguan në flakët në La Forge, pasi shërbimet e urgjencës u alarmuan në orën 06:30 me orën lokale, të mërkurën.
Personat e zhdukur konsiderohen “të vdekur potencialisht”, sipas një zyrtari lokal.
Siç raporton BBC, zjarri tashmë është shuar, por ende nuk dihen shkaqet e tij.
Shtatëmbëdhjetë persona janë evakuuar nga ndërtesa, ndërsa të paktën një person është dërguar në spital.
Një kërkim për trupat e dy personave të mbetur të zhdukur është duke u zhvilluar, u tha gazetarëve kreu i operacionit të shpëtimit.
Philippe Hauwiller tha se kërkimi po pengohej nga vështirësia për të hyrë në katet e sipërme të ndërtesës.
“Ka një sasi të madhe rrënojash, shumë pjesë të shembur dhe një dysheme që nuk ishte e qëndrueshme,” tha ai.
Zjarri shpërtheu pranë Wintzenheim, afër kufirit gjerman dhe rreth 70 km në jug të qytetit të Strasburgut.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se mendimet e tij ishin me viktimat dhe familjet e tyre dhe falënderoi shërbimet e urgjencës për reagimin ndaj asaj që ai e quajti tragjedi.
Në një postim të mëparshëm në mediat sociale, ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin, vlerësoi guximin e zjarrfikësve që u përgjigjën dhe paralajmëroi se kishte të ngjarë të kishte viktima, pavarësisht punës së shpejtë të shërbimeve të urgjencës.
Fotografitë e publikuara në mediat lokale treguan se ndërtesa pjesërisht prej druri në La Forge ishte pothuajse tërësisht e djegur herët në mëngjes.
Ndërtesa është një hambar i vjetër i kthyer në një shtëpi pushimi trekatëshe. Zjarrfikësit thanë se dy të tretat e tij ishin në flakë përpara se të arrinin ta vendosnin nën kontroll.