Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është takuar këtë të mërkurë me të dërguarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
Në këtë takim është diskutuar edhe për situatën në Kosovë, si dhe për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.
“Një bisedë serioze dhe domethënëse me Lord Stuart Peach. Kemi biseduar për situatën në Kosovë, si dhe në të gjithë rajonin. Gjithashtu kemi rënë dakord se është e nevojshme që Serbia dhe Britania e Madhe të bëjnë më tepër përpjekje në zhvillimin e marrëdhënieve tona ekonomike dhe të përgjithshme politike”, shkroi Vuçiq.