Në qytetin e Gjakovës një qytetar ka gjetur një zarf që kishte para në vlerë prej 8 mijë eurosh. Këto të holla ai i ka dorëzuar në polici.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook.
“Një qytetar sot ka bërë një veprim të jashtëzakonshëm ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare, pasi gjeti një shumë të konsiderueshme parash dhe menjëherë i ka dorëzuar ato në polici. Ky akt reflekton jo vetëm vlerat personale të tij, por edhe besimin ndaj policisë.
Në Stacionin Policor në Gjakovë, qytetari R. Sefaj ka dorëzuar një zarf, të cilin e kishte gjetur në urgjencën e qytetit në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë, dhe në të cilin kishte 8000 euro. Parat e gjetura i janë kthyer pronarit. Policia falënderon Z. Sefaj për sjelljen e tij. Ne inkurajojmë të gjithë qytetarët për të qenë anëtarë të përgjegjshëm dhe të ndershëm të shoqërisë sonë”, thuhet në njoftim.