Islami: Në Shqipëri ishin arrestuar Adem Jashari, Hashim Thaçi e Zahir Pajaziti

Ish-kryetari i Lidhjes Popullore të Kosovës (LPK), Bedri Islami, ka thënë se Adem Jashari, Hashim Thaçi e Zahir Pajaziti ishin arrestuar në Shqipëri

Ish-kreu i LPK-së, Bedri Islami

Ish-kryetari i Lidhjes Popullore të Kosovës (LPK), Bedri Islami, bëri të ditur se në Shqipëri ishin arrestuar disa figura të luftës në Kosovë.

Sipas tij, për shkak të armëmbajtjes ishin arrestuar në raste të ndara Adem Jashari, Hashim Thaçi e Zahir Pajaziti.

Adem Jashari, sipas tij, ishte mbajtur në burg vetëm dy orë.

“E gjithë rruga e Zahir Pajazitit në Tiranë ka qenë nën vëzhgim, dhe nuk ka qenë e bërë nga strukturat e Shqipërisë, ka qenë nga strukturat e ardhura në Shqipëri që bashkëpunonte me një pjesë që quhej dega e Kosovës në shërbimin informativ të Shqipërisë. Jo vetëm Zahiri, por ai ka qenë më i njohuri, sepse kishin ardhur informacionet se Zahir Pajaziti drejtonte grupin e Llapit. Ai kishte qenë një herë i arrestuar në Shqipëri, ishte deportuar në Jugosllavi, po ashtu me armë ishte zënë edhe Thaci ishte burgos, ishte zënë edhe Ademi edhe ai ishte burgosur, ishte mbajtur dy orë s’ishte mbajtur gjatë”, tha ai.

Tutje, Islami foli edhe për UÇK-në, ku tha se pikë e dobët e saj ishte mungesa e kuadrit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika