Islami: E keqja më e madhe e VV-së, është grupi i Tiranës

Ish-kreu i LPK-së, Bedri Islami

Ish-kryetari i Lidhjes Popullore të Kosovës (LPK), Bedri Islami, ka thënë se “grupi i Tiranës” brenda Lëvizjes Vetëvendosje është e keqja më e madhe që e ka kjo parti.

Ai e përmendi Hysamedin Ferajn, për të cilin, tha se është ekstremist dhe kundër Skënderbeut.

Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria asnjëherë më parë nuk kanë pasur raporte më të këqija se tash.

“E keqja më e madhe e VV-së është grupi i Tiranës. Ata janë njerëz që në vendin e vet kanë dështuar e vijnë me ba Kosovës. Hysamedin Feraj është kundër figurës së Skënderbeut, është njeri ekstremist i religjioneve islame. Bojken Abazi po ashtu. VV ka të drejtë, ka të drejtë me kandidu në Tiranë, por s’ka nevojë me shku me të gjithë ministrat. Edhe ajo zonja (Dejona Mihaili), po sjellin në VV frymën e ndarjes së mëtejme mes Shqipërisë dhe Kosovës. Asnjëherë Kosova dhe Shqipëria nuk kanë qenë më larg”, tha ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika