Tri vrasje në gjashtë ditë në kafiteritë e Kosovës

Në vitin 2023, deri në muajin korrik, rastet e vrasjeve arrijnë në 14. Këtë gusht, janë shënuar tri raste të vrasjeve, të gjitha në kafiteri. Lidhur me këtë, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, konsideron se siguria publike në Kosovë mbetet e cenueshme, ngase mekanizmi politik në vend ka dështuar

Foto nga vendi ku u vra një person në Skenderaj

Nga 14 vrasje sa kanë ndodhur në periudhën janar-korrik të këtij viti, tri prej tyre kanë zënë vend në gjashtë ditët e fundit në kafiteritë e Kosovës.

Po gjatë kësaj periudhe, 636 armë janë konfiskuar, gjersa numri i municionit të konfiskuar arrin në 9531, ka treguar Policia e Kosovës për Dukagjinin.

Më poshtë gjeni detaje lidhur me tri rastet e vrasjes në kafiteritë e Kosovë në më pak se një javë.

  • “BON VIVANT”, Prishtinë

Incidenti i parë zuri vend 6 ditë më parë, përkatësisht, më 4 gusht në kafiterinë “Bon Vivant”, në Prishtinë.

Një person, i cili kishte marrë plagë nga të shtënat në “Bon Vivant”, ndërroi jetë mëngjesin e së nesërmes.

Lajmin për Dukagjinin e kishte konfirmuar shefi i repartit intensiv në QKUK, Shaqir Uka.

“Nga informacionet qe kam nga ekipa kujdestare e Mjekimit Intensiv, 1 pacient që ka marrë plagë nga plagosja e mbrëmshme pas intervenimit kirurgjik është sjellë për trajtim të mëtutjeshëm në Mjekumin Intensiv. Pacienti në fjalë edhe përkundër të gjithë trajtimit kirurgjik dhe terapisë intensive nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në orët e hershme tē mëngjesit”, ka deklaruar Shaqiri.

Nga incidenti, i cili sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës kishte nisur pas një mosmarrëveshjeje, 17 persona pësuan lëndime. Në mesin e tyre, 14 gra.

“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të  dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri  (të shtëna me armë zjarri), si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (nga arma e zjarrit), ndërsa si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra. Katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në QKUK dhe me vendim të prokurorit ndalohen (nën përkujdesje të policisë). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe njësia K-9, në vend-ngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku. Një i dyshuar mashkull gjendet në arrati”, thuhet në raport.

Rasti është cilësuar si  “Vrasje e rëndë në tenativë dhe pjesëmarrje në rrahje”.

-Klinë-

Tri ditë më vonë, një rast i po kësaj natyre ndodhi edhe në Klinë.

Pas plagosjes në një nga kafiteritë e Klinës, vitkima ishte dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, me ç’rast, ishte konstatuar vdekja e viktimës.

I dyshuar për vrasjen e të ndjerit është Tush Frroku, i arratisur.

 

-Fshati Runik, Skenderaj-

Vrasja e tretë është ajo e orëve të hershme të së enjtes, në Runik të Skenderajt.

Një 39-vjeçar ka mbetur i vrarë në një kafiteri në fshatin Runik të Skenderajt dhe tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri pas mesnatës të së mërkurës, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Siç ka njoftuar Zahiti, nga arma e zjarrit lëndime kanë pësuar katër persona, njëri nga të lënduarit viktima N. L., 39 vjeçar, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona të tjerë të lënduar ( po ashtu nga arma e zjarrit ) janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Nga hetimet e para, policia thotë se dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri, kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

TË DHËNA NGA POLICIA E KOSOVËS

Ndryshe, Dukagjini ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për numrin e armëmbajtjeve pa leje dhe vrasjeve gjatë këtij viti dhe vitit paraprak.

Numri i përgjithshëm i armëve gjatë vitit 2022 arrin në 1,473. Ndërkaq, gjatë këtij viti deri në muajin korrik ka arritur në 636.

 

Statistika nga PK

Ndërkaq, vrasjet gjatë vitit 2022 arrijnë deri në 21 raste. Ndërkaq, në vitin 2023, deri në muajin korrik, rastet e vrasjeve arrijnë në 14.

Statistika nga PK

Se sa shqetësuese mbetet kjo dukuri, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka deklaruar se Policia e Kosovës duhet të ndërmarrë veprime në lokacione më të frekuentuara, ashtu që raste të tilla të parandalohen.

“Policia e Kosovës të marrin veprime të kontrollit në territore ku ka frekuentim më të lartë të qytetarëve të tyre, por edhe informacione të ndryshme se ka potencial për të nxitur veprime kriminale të individëve dhe grupeve kriminale.Trafikimi i armëve në RKS dhe lufta ndaj grupeve të organizuar është dëshmuar që ka patur rezultat të caktuar, duke parandaluar në masën më të madhe që në tregun e Kosovës mos të kemi armë të reja të futura, por që këto që janë sipas statistikave zyrtare rreth 250.000 copa që kanë mbetur nga luftërat e viteve 90-ta dhe kjo po jep një shpresë që duhet marrim veprime të mëtutjeshme në parandalimin e funksionalitetit të këtyre grupeve në territorin e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Tutje, Shala vlerëson se mekanizmi politik në vend ka dështuar dhe se fokusi i Policisë së Kosovës, sipas tij, nuk duhet të fokusohet vetëm në veri të vendit.

“Dukuria e vrasjeve në Kosovës është shqetësuse dhe mund të themi që siguria publike në Kosovë është e cenueshme dhe e lëndushme, në frymën e asaj që mekanizmi politik ka dështuar në marrjen e veprimeve adekuate për të garantuar që mekanizmi i sigurisë të Kosovës ( PK ) mos të angazhohet vetëm në veri me mbi 80% të fuqisë së saj, por që të kemi një ndarje proporcionale sipas kërkesave dhe lokaliteteve ku mund të kemi prishje të rendit dhe sigurisë publike”, ka deklaruar Shala.

Lidhur me rastet e lartcekura, katër të dyshuar mbeten në arrati.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika