Tri orë është koha e pritjes për personat të cilët po dalin nga Kosova nga pika kufitare e Merdares.
Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje të gjata ka edhe te pika kufitare e Dheut të Bardhë.
Te Dheu i bardhë, pritjet arrijnë deri në 75 minuta, gjersa kolonat në dalje deri në 300 metra.
Ndërkaq, kolonat te pika kufitare e Merdares arrijnë deri në 1100 metra.
Pritjet ditëve të fundit kanë zgjatur me orë të tëra në hyrje dhe dalje të Kosovës.