Rreshtimin i parezervë përkrah Ukrainës në përballjen me Rusinë, përveç vlerësimit ndërkombëtarë, mund t’i sjellë Kosovës edhe një të mirë tjetër.
Njohja e shtetit tonë, është bërë temë diskutimi edhe në shtetin e përfshirë në luftë, e një gjë të tillë, e pohoi edhe ambasadori i këtij shteti në Serbi, Volodymyr Tolkach.
Sipas tij, një numër i caktuar i deputetëve në Parlamentin e Ukrainës po e përkrahin njohjen e mundshme të Kosovës.
Këto zhvillime, Visar Xani, i konsideron si pozitive, por se konkretisht deri tek njohja, procesi mund të marrë kohë.
“të ndodhë shumë shpejt kjo , nuk e besoj për shkak se do të ketë procedura dhe do të ketë nevojë të koordinimit për shkak se Ukraina tashmë vec gjendet në luftë dhe teknikisht e procduralisht do të kishte shumë telashe për të vazhduar një proces të tillë”, ka thënë Xani.
Ndërsa sipas Fidan Ukaj, Ukraina ka arsye të shumta që ta njohë shtetin e Kosovës.
“gjasat që njohja të ndodhë janë të mëdha për arsye se Kosova është rreshtuar me aleatat që ndihmuan Ukrainën dhe po e ndihmojnë Ukrainën në luftën e saj përball agresionit rus dhe ashtu sic dëgjuam që mundësia për njohje është e madhe por sigurisht kjo është në dorën e presidentit ukrainas, Volodimir Zelensky”, ka thënë Ukaj.
Në Kosovë, së voni ka pasur edhe vizita të deputetëve ukrainas që përfaqësojnë vendin e tyre në Parlamentin Evropian, ndërsa edhe liderë të vendit janë takuar me zyrtarë të ndryshëm ukrainasë, por një jetër lëvizje pozitive, erdhi këtë fundjavë.
Oleksandr Merezhko, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, ishte një prej nënshkruesve të letrës që i shkoi zyrtarëve të lartë të SHBA-ve, BE-së e Britanisë së Madhe.