Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar në Pejë.
Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një revole me 15 fishekë dhe një gëzhojë e armës së zjarrit.
“10.08.2023-13:50. Është gjetur pa shenja jete, në një shtëpi të pabanuar viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole me 15-fishekë dhe një gëzhojë e armës së zjarrit. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.