Bislimi: Besojmë që anëtarësimin e Kosovës në KE do ta mbështesin të gjitha vendet anëtare

Besnik Bislimi në mbledhjen e së hënës së Qeverisë, ka thënë se dorëzimi i aplikacionit të Kosovës në Këshill të Evropës ka qenë hapi i parë në një momentum pozitiv për vendin, dhe të koordinuar me miqtë dhe partnerët e Kosovës

Të hënën, Kryesia e Kuvendit të Kosovës, po mban mbledhje e radhës, me mungesë të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi ai gjendet në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(ShBA) tash e dy javë.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, në këtë mbledhje të Qeverisë ka folur për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës(KE).

Sipas Bislimit, Kosova ka bërë një hap të madh në këtë drejtim.

“Këshilli i Evropës është një ndër organizatat më të vjetra ndërqeveritare në Evropë, që për qëllim ka sigurimin e bashkëpunimit dhe unitetit ndërmjet anëtarëve të saj në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, ka thënë Bislimi.

No description available.

Dorëzimi i aplikacionit të Kosovës në KE, sipas Bislimit, ka qenë hapi i parë në një momentum pozitiv, dhe të koordinuar me miqtë dhe partnerët e Kosovës.

Ndërsa, ai ka theksuar se deri në anëtarësimin e plotë në KE, Qeveria do të vazhdojë me këtë proces hap pas hapi.

Ai shpreson që edhe vendet anëtare në KE, të cilat e kanë njohur shtetin e Kosovës, t’i gëzohen avancimit drejt vlerave evropiane.

“Ne besojmë fuqishëm që të gjitha vendet anëtare të KE-së që e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, i gëzohen avancimit të Kosovës drejt vlerave evropiane”.

Po ashtu, sipas tij, edhe vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën në rrafshin bilateral, do të dëshmojnë që nuk kanë asnjë interes të pengimit të rrugëtimit të shtetit të Kosovës.

Ai ka folur edhe rreth vizitës së fundit të Kryeministrit së Kosovës, Albin Kurti në ShBA.

“Në një kohë kaq dinamike dhe me zhvillime të rëndësishme për vendin, gjatë kësaj jave dhe asaj që lamë pas, kryeministri Albin Kurti është duke zhvilluar takime shumë të rëndësishme në ShBA, me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve me renome botërore, me komunitetin shqiptaroamerikan”.

Sipas tij, kjo vizitë shkon përtej partneritetit politik ndër vite me ShBA-në.

“Kjo vizitë e tij i shfaq tre dimensione, së pari mundësia e bashkëpunimit në rrafshin e investime të huaja direkte e të punësimit në vend, meqë Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbëjnë ekonominë më të madhe në botë, Kosova duhet të bashkëpunojë me kompani amerikane”, është shprehur Bislimi.

Ai ndër të tjera ka shtuar se, Kurti është kryeministri i parë që po ndërton ura bashkëpunimi me sektorin privat në ShBA.

“Kompanitë amerikane janë inovatori i parë në fushën e teknologjisë informatike dhe duke marrë parasysh potencialin e Kosovës që tregon në këtë fushë, mundësitë janë shumë të mira që të bëhet ndërlidhja e tregut me ShBA”, ka shtuar ai.

Ndërsa Bislimi para se të fillonte me pikat e rendit të ditës, i ka ftuar të gjithë në mbledhje që të mbajnë një minutë heshtje me rastin e ndarjes nga jeta të dielën, të ekspertit të sektorit të energjisë, Skender Gjonbalaj, i cili ishte edhe drejtor i Operimit të Tregut në KOSTT.

No description available.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika