Njohësi i sigurisë, Avni Islami, për vrasjet e fundit në vend ka thënë se institucionet shtetërore duhet të kryejnë punën e tyre dhe të dyshuarit për vrasjet duhet të dalin para drejtësisë.
“Rastet e tilla që i pamë, sidomos vrasjen në kryeqytet ku aty ishte një vend i frekuentuar nga njerëzit ka vendosur në pah se institucionet e sigurisë e në veçanti organizuesit e ndejave të tilla ku numri i të frekuentuarve është jashtëzakonisht i madh, duhet të bëhet një menaxhim më i mirë”, ka thënë Islami.
Islami ka thënë se duhet të bëhet një kontroll i rreptë i personave që hyjnë në lokale.
“Kësisoj duhet të bëhet një kontroll i rreptë i personave që hyjnë në lokale”, ka thënë ai.
Ndërsa, për personat e shpallur në kërkim, Islami ka thënë se Policia e Kosovës në mënyrë intensive të fillojë ndjekjen e të dyshuarve dhe se, sipas tij, një ndihmesë të madhe do ta jepnin qytetarët përmes bashkëpunimit me institucionet shtetërore.