Eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer, i ka reaguar zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, në lidhje me deklaratën se “vendosja e disa masave kundër qeverisë së Kosovës për shkak të paaftësisë për të vepruar në një mënyrë evropiane drejt shtensionimit dhe marrjes së hapave të rëndësishëm në këtë drejtim”.
Në platfomrën X, eurodeputeti gjerman ka thënë se gjuha e përdorur nga Stano përbën skandal.
“Gjuha, të cilën, Peter Stano, por e përdor, përbën skandal në vete. Kosova, thotë ai [Stano], ka treguar ‘paaftësinë për të filluar të sillet në mënyrë evropiane’. Si guxon burokrati të flasë për qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Kosovës apo të ndonjë vendi tjetër?”, ka shkruar Butkoefer në X.
The language, which @ExtSpoxEU uses, constitutes a scandal in itself! Kosovo, he says, has shown the "inability to start behaving in a European manner". How dare the bureaucrat speak like that of the democratically elected government of Kosovo or any other country? @JosepBorrellF https://t.co/gCtXgreH9x
— Reinhard Bütikofer (@bueti) August 12, 2023