Rriten rastet e dhunës në familje, kërkohet interesimi nga shteti

Seriozitet të trajtimit të rasteve të dhunës në familje po kërkohet nga organizatat e shoqërisë civile, tek thonë se kjo cështje duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare. Nga statistikat e policisë së Kosovës, vërehet shtim i rasteve të dhunës në familje e ngacmimeve seksuale, derisa Ministria e Drejtësisë ka treguar se pasuria e konfiskuar për vepra të ndryshme penale do u jepet në shfrytëzim viktimave të krimit

Rriten rastet e dhunës në familje, kërkohet interesimi nga shteti

Shqetësues po konsiderohet rritja e numrit të rasteve të dhunës në familje, muajve të fundit.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, nga janari e deri në korrik të këtij viti, janë 1 mijë e 590 raste të raportuara të dhunës në familje, shumica e viktimave në këto raste janë femra.

Rritje e rasteve të raportuara në këtë institucion, vërehet edhe tek ngacmimet seksuale. Në periudhën janar qershor të këtij viti janë 42 raste, derisa në vitin e kaluar ishin 38.

Nga Policia e Kosovës përmes një përgjigjeje me shkrim kanë thënë se trajtimi i këtyre rasteve bëhet me seriozitet dhe se në vazhdimësi janë duke realizuar fushata vetëdijesuese për raportimin e dhunës.

“Policia e Kosovës që nga themelimi i saj i ka trajtuar me seriozitetin e duhur rastet e dhunës në familje. Ndër vite policia ka realizuar edhe fushata vetëdijesuese për pasojat e dhunës në familje duke e potencuar në vazhdimësi se dhuna nuk ndalet pa u raportuar, pa u trajtuar nga organet kompetente. Rastet e dhunës në familje janë raste të ndjeshme dhe qasja e policisë karshi rasteve të dhunës në familje është si parandalimi për dhunën në njërën anë si dhe  trajtimi i rasteve më seriozitet, ka bërë që raste e tilla të vijnë duke u raportuar më shpesh, ndër vite.”

Megjithatë se këto raste trajtohen me seriozitet, nga ana e institucioneve nuk pajtohen aktivistet që merren me të drejtat e grave.

“Po besoj që ish dashtë me u marr më seriozisht, po e shohim se një prej atyre që po e bënë, çka po ndikon tek institucionet e drejtësisë është presioni publik, fatkeqësisht e na kemi me vazhdu edhe me presion publik vazhdimisht, derisa sistemi i drejtësisë dhe shteti me i marr më seriozisht, se po shohim raste e raste të shumta”, ka thënë aktivistja, Neri Ferizi.

Ndërkohë, nga Ministria e Drejtësisë kanë dhënë se dhuna në familje, vazhdon të jetë fenomen shqetësues në Kosovë, tek kanë shtuar se kjo ndodhe kudo në botë.

Në një përgjigje nga ky institucion kanë treguar se banesat e konfiskuara për vepra të ndryshme penale, do tu jepen në shfrytëzim edhe viktimave të krimit.

“Për herë të parë që nga paslufta, Qeveria e Republikës së Kosovës me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, jep në shfrytëzim një banesë për një familje skamnore. Asnjë qeveri e mëhershme nuk e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë. Prandaj pasuria e konfiskuar e fituar nga veprat penale do të shfrytëzohet për nevoja shoqërore duke përfshirë viktimat e krimit.”

Qeveria e Kosovës është në vitin e dytë të zbatimit të Strategjisë Kombëtare për mbrojtje nga dhunë në familje dhe dhuna ndaj grave për vitin 2022-2026.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika