Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime popullit të Hawaiit për viktimat që u shkaktuan nga zjarret, në disa ishuj të këtij vendi.
Kurti, përmes platformës X ka thënë se Kosova qëndron me banorët e ishujve dhe ShBA-së.
“Shumë i trishtuar nga zjarret shkatërruese në Hawaii. Mendimet tona të sinqerta janë me njerëzit që kanë humbur të dashurit, shtëpitë dhe komunitetet përballë kësaj fatkeqësie natyrore. Kosova qëndron me banorët e ishujve dhe SHBA-së në këto kohë jashtëzakonisht sfidues”, ka shkruar Kurti.
Very saddened by the devastating wildfires in Hawaii. Our heartfelt thoughts are with the people who have lost loved ones, homes & communities in the face of this natural disaster. Kosova stands with the residents of the islands & the US during these extremely challenging times.
— Albin Kurti (@albinkurti) August 12, 2023
Zjarret që kanë shpërthyer në pjesët perëndimore dhe qendrore të Maui në Hawaii kanë marrë tashmë jetën e 80 njerëzve. Zjarret, të cilat filluan më 8 gusht, janë ndezur nga erërat e forta nga uragani Dora dhe disa lagje janë djegur deri në themel. Qyteti historik i Lahaina në bregun perëndimor të ishullit është shkatërruar gati plotësisht.