Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se Kosova është bërë pjese e Open Goverment Partnership.
Përmes platformës X, Krasniqi, ka thënë se me këtë po i bashkohemi pjesës tjetër të vendeve demokratike.
“Me kënaqësi të madhe ndaj lajmin se Republika e Kosovës është bërë anëtarja më e re e Open Government Partnership. Ne i bashkohemi pjesës tjetër të vendeve demokratike të botës në një angazhim të përbashkët për një qeveri të hapur të përgjegjshme dhe inovative dhe për të inkurajuar angazhimin e qytetarëve në politikëbërje”, ka shkruar Krasniqi.
Very glad to share the news that Republic of Kosova has become the newest member of @opengovpart. We join the rest of the world's democratic countries in a common commitment to open, accountable & innovative government and to encouraging citizen engagement in policymaking.
— elbertkrasniqi (@elbertkrasniqi) August 12, 2023
Open Government Partnership është një iniciativë globale që synon të sigurojë angazhime konkrete nga qeveritë për të promovuar qeverisjen e hapur. Ky mekanizëm global obligon shtetet anëtarë të saj që të zbatojnë planet e tyre nacionale sepse në të kundërtën merren masa edhe të përjashtimit nga kjo iniciativë globale.