Dje (e shtunë) një grua në fshatin Ramoc të Gjakovës dyshohet se ia ka vënë flakën vetës duke përdorur një lëndë djegëse.
Rastin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj ka thënë se e njëjta fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë, e pastaj në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor.
“Dje, në fshatin Ramoc-Gjakovë është raportuar se viktima, femër e moshës madhore dyshohet se ia ka vënë flakën vetës duke përdorur një lëndë djegëse. E njëjta fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë, e pastaj në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor. Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin është iniciuar rast ‘Vetëvrasje në tentativë'”, ka thënë Elezaj.