Policia e Kosovës e ka arrestuar një person, i cili dyshohet për vrasjen e një personi tjetër në komunën e Mitrovicës së Jugut.
Fillimisht, vdekja e viktimës me inicialet S.M ishte cilësuar si vdekje e dyshimtë, por pas autopsisë provat kanë treguar se ai ishte vrarë.
I dyshuari për vrasjen e tij me inicialet Xh. N, sipas Policisë, është 43-vjeçar, shtetas i Kosovës.
Rasti nga “vdekje e dyshimtë” është rikualifikuar në “vrasje e rëndë”
“Më 12.08.2023 rreth orës 17:15 është raportuar se në rrugën e UÇK -së në Mitrovicën e Jugut, një person është gjetur një person pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është identifikuar se peroni i pajetë është viktima S. M., 56-vjeçar. Fillimisht rasti është kualifikuar si vdekje e dyshimtë, prokuroi i rastit ka urdhëruar që trupit të viktimës t’i bëhet autopsia në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)
“Si rrjedhojë e hetimeve intensive nga ana e hetuesve të Sektorit Rajonal, me datën 13 gusht 2023, mbi dyshime të bazuara për përfshirje në rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar Xh. N., 43-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Lidhur me rasti në cilësi të provës materiale është konfiskuar vetura e viktimës, e cila është gjetur në posedim te i dyshuari”, thuhet në njoftim.
I dyshuari me vendimit të prokurorit është ndaluar për 48 orë.