Që kur forcat ruse u larguan nga Kievi në fund të marsit, trupat e më shumë se një mijë civilë janë zbuluar në rajonin e Bucha, ku shumë prej tyre janë varrosur me nxitim në varre të cekëta.
Këtë e ka bërë të ditur, gazetarja Sarah Rainsford, nga BBC, e cila ka hetuar se çfarë ka ndodhur në një kamp veror për fëmijë e që tani është duke u trajtuar si një skenë krimi.
Por, në një bodrum të ftohtë dhe të lagësht në buzë të pyllit që e bëri Bucha një vend popullor për t’u larguar para luftës, pesë burra ukrainas kanë qenë të detyruar të gjunjëzoheshin dhe të cilët janë qëlluar në kokë.
Në të djathtë të hyrjes së kampit, kishte gurë të veshur me gjak që ka marrë ngjyrë të kuqe të errët. E shtrirë mes tyre ishte një kapele leshi ngjyrë të kaltër, me një vrimë dalëse në njërën anë dhe e lagur në gjak. Në mur, nga gazetarja janë numëruar të paktën edhe një mori vrima plumbash.
Ndërsa, disa hapa më tutje janë gjetur mbetjet e një pakete racioni ushtarak rus, si një kanaçe e hapur me qull orizi e me mish viçi dhe një pako bosh e krisur.
Gjithashtu, është gjetur një emër i ngjitur me mbishkrime në një mur kujton si dëshmi se skena është një kamp për fëmijë. Por, kur trupat ruse u zhvendosën në Bucha, pak jashtë kryeqytetit, në fillim të marsit, Camp Radiant, është bërë një terren ekzekutimi.
Historia e vrasjeve në kampet verore është rrëqethëse, por edhe ky detaj për më shumë se një mijë civilë u vranë në rajonin e Bucha-së gjatë një muaji nën pushtimin rus, por shumica nuk vdiqën vetëm nga prerjet apo granatimet. Më shumë se 650 civilë u qëlluan për vdekje nga ushtarët rusë.
Ndërsa, tani Ukraina është në kërkim të vrasësve të tyre.
Volodymyr Boichenko ka jetuar në Hostemel, pikërisht në rrugën nga Bucha dhe pranë fushës ajrore ku u ulën forcat e para ruse në përpjekje për të rrëzuar qeverinë e Ukrainës. Motra e tij, Aliona Mykytiuk, vendosi të ikte para se lufta të arrinte tek ajo, ajo iu kishte lutur vëllait Volodymyr-it, që t’i bashkohej.
Ai ishte civil, jo ushtar, por donte të qëndronte dhe të ndihmonte. Kështu ai i kaloi ditët duke kërkuar ushqim dhe ujë në Hostemel për t’u sjellë fqinjëve, përfshirë fëmijët, të cilët ishin bllokuar në bodrumet e tyre nga bombardimet e vazhdueshme dhe sulmet ajrore ruse.
Volodymyr, 34-vjeçar, i cili kishte udhëtuar nëpër botë me marinën tregtare, ai u ka telefonuar familjes së tij nga Hostemeli shumicën e ditëve për t’i siguruar se ishte i sigurt.
Aliona, do të priste me nervozizëm telefonatat e tij të shkurtra, por ajo e dinte se ai duhej të lëvizte në një zonë më të lartë për të marrë një lidhje telefonike dhe nëse granatimet ishin të rënda, ishte e pamundur të largohej nga streha e bombës.
Ndërsa, furnizimet kishin mbaruar, ajo i ka kërkuar vëllait të saj të përpiqej të arratisej, por deri atëherë rrugët ishin bllokuar.
Hera e fundit që Aliona kishte dëgjuar për të vëllain ishte më 8 mars të këtij viti. Vëllai i saj, Volodymyr, nuk ishte tipi demonstrues, por atë ditë ai i ka thënë motrës së tij të mos shqetësohej për të.
“Ai i tha, të dua me të vërtet”, ka thënë Aliona, dhe kjo ishte shumë e dhimbshme për t’u dëgjuar, pasi ajo qan duke fërkuar sytë fort dhe nuk ka mundur t’i ndalte lotët.
“Në zërin e tij kishte frikë” ka shtuar Aliona, shkruan BBC, trasnmeton Portali D.
Katër ditë më vonë, Volodymyr, u pa nga fqinjët afër Promenystyi, vendpushim shëndetësor në Bucha, siç njihej aty, ose Camp Radiant. Më pas ai është zhdukur.
Në mars, luftimet rreth Kievit ishin intensive dhe qyteti i vogël i Bucha ishte në epiqendër. Tërheqja e trupave ruse në fillim të prillit ka zbuluar skena që tronditën botën, si trupat e banorëve u rrëzuan në rrugët ku ishin qëlluar.
Moska, u ka thënë kujtdo që dëgjojnë se vrasjet ishin inskenuar, është një ide sa e shtrembëruar aq edhe e rreme.
Të vendosur për t’i kërkuar përgjegjësitë, hetuesit ukrainas janë të zënë me mbledhjen e provave të forta në territorin që tani është kthyer nën kontrollin e tyre.
“Ne nuk e dimë se cilat janë planet e Putinit, kështu që ne po punojmë sa më shpejt që të jetë e mundur në rast se ai hedh një bombë dhe shkatërron të gjitha provat,” ka thënë shefi i policisë rajonale të Kievit, Andrii Niebytov.
Provat e gjetura përfshijnë një fushë plot me makina civile të shpuara me vrima të shumta plumbash, të grumbulluara tani në buzë të Buçës.
Bëhet fjalë për automjete që u qëlluan në momentin që familjet tentuan të iknin. Njëra ka ende një leckë të bardhë në dritare, të varur për t’u treguar ushtarëve se banorët e saj nuk ishin kërcënim. Pesë burrat u gjetën të përkulur në gjunjë, kokën ulur dhe duart të lidhura pas shpine.
“Ne e dimë se ata ishin torturuar, ushtria ruse ka kaluar kufirin se si po zhvillohet lufta. Ata nuk po luftonin me ushtrinë në Ukrainë, ata po rrëmbyen dhe torturonin popullsinë civile”, ka thënë shefi i policisë për BBC-në.
Kur trupat nën ‘Camp Radiant’ janë zbuluar më 4 prill, Volodymyr Boichenko, ishte mes tyre. Aliona kishte kaluar javë të tëra duke e telefonuar furishëm edhe në spitale dhe morgje.
Atë ditë asaj iu është dërguar një fotografi për të e identifikuar atë. Ajo e dinte se ishte vëllai i saj para se të ishte shkarkuar.
“I urrej ata me çdo qelizë të qenies sime, e di që është e gabuar të thuhet për njerëzit, por ata nuk janë njerëz”, ka thënë Aliona për vrasësit e të vëllait, e cila nuk është ndalur duke qarë.
Njësitë e mbrojtjes territoriale të Ukrainës madje kanë zbuluar lista të ushtarëve në disa pozicione të braktisura. Njëri duket të jetë pjesë e një rotacioni për detyrën e mbeturinave, tjetri përfshin detajet e pasaportës dhe numrat e telefonit celular.
Me një vëllim kaq të madh të punës, më shumë se 11 mijë raste të mundshme të krimeve të luftës janë të regjistruara deri më tani dhe shërbimet e sigurisë së Ukrainës kanë bërë thirrje për ndihmë civilëve më të ditur dixhital.
Në Kampin Radiant, është gjetur një paketë midis mbeturinave në mbështjelljen e dërguar nga një grua e quajtur Ksyuha tek një ushtar rus, emri dhe njësia ushtarake e të cilit janë shënuar qartë.
Njësia policore e vendosur në Rubtsovsk, në rajonin Altai të Siberisë. E cila ka qenë e lidhur me Bucha më parë kur ushtarët nga qyteti u kapën në kamera duke dërguar pako gjigante të afërmve plot me mallra që ata kishin grabitur nga shtëpitë ukrainase.
Dmytro Replianchuk, një gazetar në slidstvo.info ka thënë se nuk jan akoma të sigurt nëse ushtarët nga Rubtsovsk ishin vendosur në kampin e fëmijëve, apo ishin aty kur u vranë burrat.
Nga një varr i përbashkët nën kampin e fëmijëve, Volodymyr Boichenko tani i është dhënë një varrim i duhur nën lulëzimin e qershisë në varrezat e vjetra të rajonit Bucha.
Pas varrimit të tij, Aliona ka thënë se më në fund pa përsëri fytyrën e vëllait të saj në ëndrrat e saj, sikur po e ngushëllonte.
Por ajo ka ende shumë pyetje, pasi që kryqi në varrin e Volodymyr-it është shënuar vetëm me ditëlindjen e tij, jo datën e vdekjes së tij, sepse familja nuk e ka idenë se kur u qëllua.
Ata mund të mos e dinë kurrë, përveç nëse mund të gjendet komandanti rus që mori nën kontroll Camp Radiant.
Megjithatë, të gjithë në Bucha, e dinë se civilët nuk janë kapur vetëm në këtë luftë. Ata janë në shënjestër, nga ushtarë rusë të cilët ose nuk i dinë rregullat e luftës, ose nuk u interesojnë.