Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të hënën e 14 gushtit i ka dhuruar “Çelësin e Qytetit” ish-ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj për kontribut dhe bashkëpunim të mirë.
Ndryshe, të martën e tetë gushtit, zyrtarisht është konfirmuar dorëheqja e Armend Mehajt nga Ministria e Mbrojtjes.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, kishte thënë se ministri Armend Mehaj ka kërkuar lirim nga detyra për shkak të sëmundjes së gruas së tij.
“Ministri Armend Mehaj ka kërkuar lirim nga detyra për shkaqe familjare. Gruaja e tij është diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë dhe për çka i duhet tretman dhe kujdes në një qytetet tjetër nga ai i Oslos. Çifti i ka tri vajza të moshës së mitur dhe ministri Mehaj ka kërkuar që të ndodhet pranë familjes në këtë kohë”, ka thënë Kryeziu.
Në vend të tij është emëruar ish–koloneli Ejup Maqedonci.
E konfirmon Kurti, Mehaj jep dorëheqje, në vend të tij emërohet Ejup Maqedonci