Arrestohet i dyshuari i dytë për vrasjen e 56-vjeçarit në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e 56-vjeçarit në Mitrovicë të Jugut para dy ditësh

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e dytë të dyshuar për vrasjen e një personi në Mitrovicën e Jugut më 12 gusht.

I dyshuari për vrasjen e tij me inicialet K.M, sipas Policisë, është 25-vjeçar.

Përmes një komunikate për media, policia ka bërë të ditur se si rrjedhojë e hetimeve lidhur me veprën penale ”vrasje e rëndë”, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve mbi dyshime të bazuar në orët e mesditës së sotme kanë identifikuar dhe arrestuar edhe personin e dytë të dyshuar për përfshirje në veprën penale “vrasje e rëndë”, e ndodhur me datën 12 gusht 2023 në Mitrovicë.

“Me 12.08.2023 rreth orës 17:15 është raportuar se në rrugën e UÇK -së në Mitrovicën e Jugut, një person është gjetur një person pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është identifikuar se personi i pajetë është viktima S. M., 56-vjeçar. Fillimisht rasti është kualifikuar si vdekje e dyshimtë, prokuroi i rastit ka urdhëruar që trupit të viktimës t’ i bëhet autopsia në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML). Si rrjedhojë e hetimeve intensive nga ana e hetuesve të Sektorit Rajonal, me datën 13 gusht 2023, mbi dyshime të bazuara për përfshirje në rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar Xh. N., 43-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës”.

Po ashtu, sot, Policia e Kosovës e ka arrestuar një 43-vjeçar, i cili dyshohet për vrasjen e 56-vjeçarit.

I dyshuari për vrasjen e tij me inicialet Xh. N, sipas policisë, është shtetas i Kosovës.

Rasti nga “vdekje e dyshimtë” është rikualifikuar në “vrasje e rëndë”.

“Si rrjedhojë e hetimeve intensive nga ana e hetuesve të Sektorit Rajonal, me datën 13 gusht 2023, mbi dyshime të bazuara për përfshirje në rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar Xh. N., 43-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Lidhur me rasti në cilësi të provës materiale është konfiskuar vetura e viktimës, e cila është gjetur në posedim te i dyshuari”, thuhet në njoftim.

I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika