Ish-kryeinspektori i AKI-së: Kërcënuesit e paqes në Ballkan do të ndëshkohen, Vulin duhet të shkarkohet

Në fokus të kritikave: Ish-kryeinspektori i AKI-së njofton se kërcënuesit e paqes në Ballkanin Perëndimor do të pajtohen me një tjetër realitet dhe sipas tij shkarkimi i kryespiunit të BIA-së, Aleksandar Vulin, është i domosdoshëm

Burim Ramadani

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka thënë se kërcënuesit e paqes në Ballkanin Perëndimor do të ndëshkohen.

Ramadani, në profilin e tij në Facebook, ka shtuar se kryespiuni i Agjencisë serbe për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin, duhet të shkarkohet.

“Rrezikuesit Ballkanit do të ndëshkohen një nga një! Vulin të shkarkohet! Kur Aleksandar Vulin mori rrugën për në Moskë, u shoqërua nga Milorad Dodik i Bosnje e Hercegovinës dhe nga Ivan Stoilkoviq i Maqedonisë së Veriut. Pra, mesazhi ishte drejt rrezikimit të Ballkanit si rajon. Ivica Daciq, ministri i Jashtëm i Serbisë, ishte po ashtu aty”, ka shkruar Ramadani.

Sipas tij, Vulin përveç se ka treguar afërsinë e tij me Kremlinin, ky i fundit në mënyrë të vazhdueshme po e rrezikon rajonin.

“Si Shef i Shërbimit Inteligjent të Serbisë, Aleksandar Vulin dëshmoi edhe një herë jo vetëm orientimin prorus, por edhe synimin dhe punën e tij të vazhdueshme për të rrezikuar rajonin. Më 25 maj 2023 u mbajt Konferenca e Sigurisë në Moskë, ndërsa më 11 korrik 2023 Vulin u fut në Listën e Zezë të SHBA-së”, vijon ai.

Tutje, ai ka thënë për Vulinin se “ai nuk është shkarkuar nga detyra, megjithëse nuk ka zgjidhje tjetër përpos shkarkimit!”

“Porse, mesazhi është i qartë: Rrezikuesit e sigurisë në Ballkan do të ndëshkohen një nga një!”, ka përfunduar Ramadani.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika