Hovenier takon ministrin Çeku, diskutojnë për trashëgiminë kulturore e artin e Kosovës

Gjatë këtij takimi është diskutuar për një sërë temash të fokusuara në trashëgiminë kulturore

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, këtë të hënë është takuar me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ai ka thënë se gjatë këtij takimi është diskutuar për një sërë temash të fokusuara në trashëgiminë kulturore.

Sipas tij, kjo tregon thellim të raporteve të forta që ka Kosova me Amerikën.

“Kënaqësi të bisedoja sot me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, në një sërë nismash të vazhdueshme, të fokusuara në trashëgiminë kulturore, muzikën, sportin dhe artin e Kosovës. Të gjitha këto thellojnë lidhjet e forta që kemi ndërtuar së bashku mes amerikanëve dhe kosovarëve nga të gjitha sferat e jetës”, shkroi ai.

Ndryshe, Hovenier këtë të hënë është takuar edhe me ministrin për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë Kurti, Nenad Rashiq.

Ai tregoi se i vlerëson përpjekjet e Rashiqit dhe të ekipit të tij për çështjen e kthimi të serbëve që duan të kthehen.

Sipas tij, çështja e kthimit “mbetet një prioritet i lartë për Shtetet e Bashkuara dhe partnerëve tanë”.

“Takim i mirë me Ministrin për Komunitete dhe Kthim, Rashiq. I vlerësojmë përpjekjet e ministrit dhe ekipit të tij për të përkrahur të gjithë ata që cilët duan ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për kthim në kushte të dinjitetshme dhe të sigurta”, shkroi Hovenier në Twitter.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika