Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim zv.ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay.
Në këtë takim është diskutuar për mundësinë e thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Osmani ka theksuar se marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë strategjike dhe se shqiptarët që jetojnë në Turqi dhe komuniteti turk në Kosovë janë “urë e fortë lidhëse” ndërmjet dy shteteve.
Osmani ka falënderuar Turqinë për mbështetjen e Kosovës në procesin e pavarësisë dhe shtetndërtimit, duke kërkuar mbështetje të mëtejme edhe për integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Me zv.ministrin Kemal Bozay, Presidentja Osmani diskutoi për bashkëpunimin bilateral, organizimin e një forumi të bizneseve të dy shteteve, sikurse edhe bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, sigurisë, shëndetësisë dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.
“Presidentja Osmani ka përsëritur ftesën për homologun e saj, presidentin Recep Tayyip Erdoğan për një vizitë në Republikën e Kosovës, në një kohë të përshtatshme për të dy palët”, njofton Presidenca.
Osmani ka diskutuar edhe për hapat konkret të ndërmarr nga institucionet e Kosovës për shtensionimin e situatës në veri të vendit në përputhje me dakordimin në Bratisllavë.
“Presidentja Osmani theksoi se prezenca e Policisë Speciale të Kosovës në objektet komunale dhe rreth tyre në veri tashmë është zvogëluar, ndërsa po vazhdon puna për plotësimin e infrastrukturës ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat e veriut nëpërmjet peticionit të qytetarëve”, njofton tutje Presidenca.
O