Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK) në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka thënë se ndërrimi i kryeprokurorit nuk i shkon në favor Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).
“Ndërrimi i kryeprokurorit është një element që nuk i shkon shumë në favor të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) edhe pse aktakuza është përgatitur kohë më parë dhe është bërë publike më shumë se dy vjet tanimë”, ka thënë Blakaj.
Blakaj ka thënë se është e rëndësishme që kryeprokurori ta përcjell çështjen nga fillimi deri në fund.
“Është e rëndësishme që kryeprokurori ta përcjell çështjen nga fillimi deri në fund. Ne tani i kemi pasur dy kryeprokurorë dhe që të dytë janë të profilit jashtëzakonisht të lartë”, ka thënë Blakaj.
Seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) janë rikthyer këtë të hënë pas një pushimi trejavor të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi kanë dëgjuar dëshmitarin e gjashtëmbëdhjetë kundër tyre.
Dëshmitari i gjashtëmbëdhjetë në Gjykatën Speciale ka dëshmuar në rastin Thaçi dhe të tjerëve. Ai ka folur rreth zonës së Llapushnikut dhe veprimtarinë e UÇK-së në atë zonë.
Lexo dhe: Dëshmitari i 16-të në Speciale: Për komandën e UÇK-së, Rugova ishte pengesë
Duke komentuar një deklaratë të UÇK-së, të cilën e paraqiti prokurori i ZPS-së, ka thënë se në zonë të Llapushnikut nuk kishin simpati për LDK-në dhe për Ibrahim Rugovën. Duke theksuar se, sipas tij, për komandën e UÇK-së, Rugova ka qenë pengesë.
Lexo dhe këto për të marrë më shumë informacione rreth seancës gjyqësore të sotme:
- Avokati i Thaçit hedh dyshime se Rusia po tenton të ndikojë te Gjykata Speciale
- “Kërkesa për dëshmitarë katolikë kundër Thaçit”, avokati i tij: Ndërhyrje në sistemin e drejtësisë