Bardh Rexha e Burim Zekiqi, do të jenë pjesë e KB Vëllaznimit për edicionin 2023/24.
Klubi nga Gjakova, të hënën ka zyrtarizuar dy basketbollistët, të cilët i ka vlerësuar si të rëndësishëm për arritjen e objektivave në edicionin e ri.
Rexha i është bashkuar Vëllaznimit nga skuadra e Rahovecit, ndërsa Zekiqi e ka vazhduar bashkëpunimin me ekipin gjakovar.
Vëllaznimi edicionin e shkuar luajti në garat e plejofit, duke u eliminuar në serinë çerekfinale, ndërsa Zekiqi luajti me një mesatare prej 8 pikëve e 3 kërcimeve.
Rexha, i cili ishte pjesë e ekipit të Vëllaznimit në rikthimin tonë në Superligë, tash rikthehet në klubin tonë, të cilin ai e cilëson si “shtëpinë e dytë” të tij.
Ai luan në pozitat 3 dhe 4, por shpeshherë ka luajtur edhe në pozita tjera duke treguar shpirtin luftarak dhe shumëanshmërinë.