Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi ka falënderuar ish-ministrin e Mbrotjes, Armend Mehaj për kontributin e dhënë.
“Armend, në emrin tim, dhe në emrin e të gjithë Qeverisë, të falemnderit përzemërsisht për punën dhe shërbimin tënd gjatë këtyre dy vjet e pesë muajve të fundit”, ka shkrusr Kurti.
Kurti ka shkruar se ish-ministri Mehaj nuk ka harruar “se sa humë i kemi borxh atdheut tonë”.
“Falemnderit që, edhe pse fizikisht larg Kosovës, kurrë s’ke qenë larg me mendje e zemër. Dhe kurrë s’ke harruar se sa shumë i kemi borxh atdheut tonë, Republikës sonë”, ka shkruar tutje kryeministri Kurti.